Thirrje “Shqipëri Etnike” përballë Partizanit të Beogradit

11.03.2013 (komentet: 0)

Thirrjet “Kosova, Kosova” dhe “Shqipëri Etnike” gjallëruan pallatin e sportit të Bambergut, në Gjermani, ku zhvillohet të enjten një ndeshje vendimtare për fatet e Euroligës, ekuivalentes së Champions League në basketbollin evropian.





 


Të motivuar nga emri i kundërshtarit, Partizani i Beogradit, qindra shqiptarë dhe kosovarë me banim në Gjermani u paraqitën në pallatin e sportit, për të mbështetur skuadrën vendase, në një ndeshje ku fituesi do të sigurojë biletën e kualifikimit midis 16 skuadrave më të mira të basketbollit në kontinent.

Lajmi u raportua gjerësisht në mediet serbe, ku nuk pritej një atmosferë e tillë armiqësore në qytetin e vogël të ndodhur në krahinën e Frankonisë, në Gjermani.

Midis flamurëve dhe korreve shqiptare, spikatën edhe disa grupe të tifozerisë së mirënjohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares shqiptare, midis tyre edhe të mirënjohurit e “Plisave Prishtinë”. /tch/

Kthehu mbrapa

Shto koment