Thaçi: Nuk ia vlen të luash për një shtet artificial

07.02.2012 (komentet: 0)

Muhamet Thaçi, njëri ndër basketbollistët më të mirë në Maqedoni, ka thënë se e përkrah fuqishëm iniciativën për të bojkotuar fanellën e përfaqësues së Maqedonisë.

Sportistët shqiptar për shkak të fyerjeve nga ana e maqedonasve, sidomos pas fyerjeve të turpshëm të hendbollistëve të reprezentacionit të Maqedonisë që bën në Kampionatin Evropian të hendbollit, i cili u mbyll pak ditë më parë në Beograd, janë duke e shqyrtuar seriozisht iniciativën që të bojkotojnë fanellën e përfaqësues së Maqedonisë.

Thaçi i njohur më nofkën “Muja”, i cili për disa vit militoi më plot sukses në disa skuadra elitare të Kosovës, thotë se nuk ia vlen të luash për një shtet artificial. Ai është shprehur i irrituar mjaft shumë më fyerjet që po bëjnë maqedonasit në adrese të shqiptarëve.

“Maqedonasit po na shajnë kombin, fenë si dhe gjithnjë po na bëjnë padrejtësi në përzgjedhjen apo ftesën për të luajtur për përfaqësuesen e Maqedonisë. Ne kemi ndërgjegje e dinjitet dhe nuk ia vlen të luhet për një shtet artificial”, ka thënë për Kosovapress, Thaçi.

“Unë fuqishëm e mbështes iniciativën për të bojkotuar fanellën e Maqedonisë, sepse ata vazhdimisht po na fyen në baza nacionale”, ka thënë ai. Sipas tij, sportistët shqiptar që jetojnë në Maqedoni kanë mbetur jetim. Thaçi pohon se sportistët shqiptar po injorohen edhe nga kombëtarja e Shqipërisë si dhe nga përfaqësuesja e Kosovës.

“Ne sportistët shqiptar që jetojmë në Maqedoni, kemi mbetur jetim, për faktin se neve Shqipëria nuk po na thërret në ekipin kombëtar, e njëjta gjë po ndodh edhe më përfaqësuesen e Kosovës”, ka theksuar Thaçi, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës turke, Orman Spor, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë të Turqisë.

“Aktualisht jam pjesë e skuadrës turke, Orman Spor. Nuk jam edhe aq i kënaqur më paraqitjet e mia, sepse po kam minutazh në lojë, pasi që në Turqi, nuk kë drejt lojë më shumë se dy lojtar të huaj. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e këtij klubi deri në fund të sezonit, e më pas do të vendosi për të ardhmen tim. Nuk përjashtohet mundësia që në fund të muajit mars të rikthehem sërish në basketbollin e Kosovës”, ka përfunduar Thaçi. /Kosovapress/

Kthehu mbrapa

Shto koment