Tevez: Nuk jam lënduar

12.09.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, ka hedhur poshtë spekulimet se ai ka thënë që nuk është i gatshëm të përballet ndaj Udineses të shtunën.

Mediat italiane raportuan se Tevez nuk do të jetë i gatshëm dhe se ai e ka pranuar këtë, por tani lojtari hedh poshtë këto fjalë.

“Faleminderit atyre që u brengosën për mua, por nuk jam i lënduar. Unë po e përgatis veten që të luaj të shtunën”, theksoi Tevez.

 

Juventusi e vazhdon mbrojtjen e titullit të shtunën në sfidën ndaj Udineses me nga ora 20:45.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment