Terry përkujdeset për fitoren e Chelsea-t.
17.04.2013 (komentet: 0)
Chelsea ka shënuar fitore në udhtim te Fulham 0-3.
Skuadra Londineze ka dominuar plotësisht në këtë ndeshje duke krijuar raste për gol.
Në fakt, nuk ishte sulmi, por mbrojtja qe Kampionit në fuqi Evropian ja solli 3 pikët.
David Luiz me një super gol nga largësia solli Chelsean në epërsi 0-1, ndoshi kjo në minutën e 30.
Nuk shkoi shumë dhe Chelsea gjeti edhe golin e dytë.
Se Rafael Benitez po gabon në mos inkuadrimin e John Terry-t, u dëshmua sonte.
Super John Terry edhe pse me rol mbrojtës, ai sot shënoi 2 gola, dhe dëshmoi se meriton të luaj.
Kapiteni Terry shënoi pak para fundit të pjesës së parë për 0-2, me të cilin rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Ujku Terry golin e dytë personal në ndeshje e shënoi në minutën e 71, me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja.
Me këtë fitore Chelsea shkon sigurt drejtë vendit të 3, ose të katërt që garanton pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezon tjetër, që është synimi kryesor i skuadres Blue.
Në ndeshjen e ardshme Chelsea takohet me Liverpooli-n në Enfield , kurse Fulham e pret në shtëpi Arsenalin, kandidatin tjetër serioz për vend të katërt.
Përgaditi: Lulzim Ademi.
Shto koment