Terry: Duhet të luajmë në LK

06.04.2013 (komentet: 0)

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka thënë se Blutë e Londrës duhet që patjetër të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Chelsea është në luftë të ashpër me Arsenalin, Evertonin, Liverpoolin dhe Tottenhamin për vendin e tretë dhe të katërt që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Terry beson se Blutë duhet të japin më të mirën për t’u kualifikuar.

“Ne duhet që të vazhdojmë të fitojmë në kampionat dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Ky klub jeton për atë garë – Ligën e Kampionëve. Duhet të jemi në këtë garë sezonin e ardhshëm”, ka potencuar Terry.

Kthehu mbrapa

Shto koment