“Të gjithë ia kanë frikën Suarezit”
26.03.2014 (komentet: 0)
Mbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger, beson se çdo skuadër e Ligës Premier ia ka frikën Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguaian po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe deri më tash ka shënuar 28 gola në Kampionatin anglez.
“Luis i ka të gjitha. Ajo që bën në fushë është e pabesueshme dhe secila skuadër ka frikë nga ai dhe e kanë me të drejtë”.
“Padyshim, ai duhet të jetë Lojtari i vitit. Jo vetëm për golat dhe asistimet e tij, por edhe për angazhimin me skuadrën”, është shprehur Agger përLiverpool Echo.
Me fitore ndaj Sunderlandit, Liverpooli do të ngushtojë në një pikë diferencën me liderin, Chelsea.
Shto koment