Talenti i Barcës nuk besoi se mori ftesën e Spanjës

06.09.2014 (komentet: 0)

Talenti i ri i Barcës, Munir El Haddadi, ka pranuar se ai është lënë gojëhapur kur është ftuar nga kombëtarja e Spanjës për të zëvëndësuar Diego Costan.

 Sulmuesi i Chelseat u largua nga kombëtarja pas lëndimit të pësuar në kofshë në ndeshjen ndaj Francës.

Trajneri Del Bosque nuk ftoi ndonjë sulmues tjetër kot dhe për ndeshjen ndaj Maqedonisë preferoi t'i japë mundësinë talentit të ri.

“Kur më treguan, goja ime mbeti e hapur. Wshtë ëndërr për mua që u bë realitet”.

 

“Unë tash po e kuptoj se ëndrra është bërë realitet. S'mund të besoj ende. Do të shfrytëzoj këtë mundësi, do të jap më të mirën”, ka deklaruar El Haddadi.

Kthehu mbrapa

Shto koment