Takim sekret në mes të Falcaos e Chelsea-t.

21.03.2013 (komentet: 0)

Chelsea insiston në përpjekje për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao në fund të këtij sezoni.

Sipas Daily Express, gjiganti londinez ka caktuar një takim të fshehtë me përfaqësues të klubit madrilen për të definuar transferimin e yllit kolumbian në Stamford Bridge.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich thuhet se është i gatshëm të paguajë mbi 5 milionë funte për të fituar opsionin e parë për blerjen e Falcaos në rast të largimit të tij nga Vicente Calderon gjatë afatit kalimtar të verës.

Kthehu mbrapa

Shto koment