Sylejmani: Menaxheri nuk më lejon të luaj për Kosovën

12.05.2014 (komentet: 0)

U fol shumë se do të vije, mirëpo ai nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës miqësore me Turqinë dhe Senegalin. Fjala është për sulmuesin e talentuar, Valmir Sylejmanin, i cili luan për skuadrën e njohur gjermane, Hannover 96.

18-vjeçari, nuk do të vijë në dy miqësoret e ardhshme, ani pse dëshira e tij ishte e madhe që ta bartte fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. E sebep për mos ardhjen e lojtarit ka qenë menaxheri i tij gjerman, i cili e sheh si problem në karrierë, nëse djaloshi do të luante tani për Kosovën.

“Them të drejtën, dëshira ime e madhe ka qenë që të jem në Kosovë atë ditë dhe të luajë për Përfaqësuesen time. Pas shumë bisedave që kam pasur me menaxherin tim, ai nuk po më lejon të luajë dhe për këto dy ndeshje nuk do të jem”, tha fillimisht lojtari. Tutje, ai tregon se menaxheri i tij ia ka ndaluar që të luajë për Kosovën pasi mendon se do të ketë probleme me karrierë në të ardhmen.

“Duhet që ta dëgjoj vendimin tim, edhe pse me mendje do të jem te Kosova. Ndoshta do të vij që ta shikoj edhe nga afër këtë ndeshje, pasi fuqishëm do ta përkrahi vendim tim”, tha reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë U18, i cili deklaroi në fund se në të ardhmen do të jetë i Kosovës. “Në të ardhmen sigurisht që do ta barti këtë fanellë. Jam nga Kosova dhe do të luaj për vendin tim”, përfundoi ai. /Arena/Telegrafi/ 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment