Suarez në dyshim për Botëror

22.05.2014 (komentet: 0)

Luis Suarez do ta ketë vështirë të rikuperohet për Kampionatin Botëror, pasi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike si pasojë e lëndimit të gjurit.

Uruguaiani do të operohet ditën e enjte, duke qenë se e ka dëmtuar meniskun gjatë stërvitjeve me ekipin kombëtar.

Stafi mjekësor i Uruguait nuk sheh opsion tjetër për shërim, pos ndërhyrjes kirurgjike.

Ky intervenim do t’ia rrezikojë seriozisht gjasat sulmuesit të Liverpoolit për ‘Brazili 2014’.

Koha e zakonshme e rikuperimit është dy deri në gjashtë javë, por varet nga lojtari. 

Kthehu mbrapa

Shto koment