Stadiumi i finales së Botërorit 1958 i falet Kosovës

01.06.2012 (komentet: 0)

Stadiumi ku legjenda e futbollit, Pele, u bë i njohur në arenën ndërkombëtare do t'i dhurohet Kosovës.

Stadiumi  "Rasunda", që gjendet në Solna të Suedisë, do t'i  bëhet dhuratë Federatës së Futbollit të Kosovës nga homologia  e Suedisë, për të marrë ç'do pjesë që mund të  ç'montohet prej tij. "Rasunda" është i njohur për faktin  se në vitin 1958, aty u zhvillua finalja e kampionatit  botëror, që u fitua për herë të parë nga Brazili, duke mundur  5-2 Suedinë. Pele, 17 vjeç, shënoi 2 gola në atë finale.

Kthehu mbrapa

Shto koment