Sot: Omani sfidon Kosovën

07.09.2014 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Omanit është radhës që do të luajë kundër Kosovës në vazhdën e miqësoreve ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta vazhdojë aventurën e miqësoreve zyrtare ndërkombëtare me takimin kundër Omanit.

Skuadra verdhekaltër do të përballet kundër shtetit me popullsi arabe sot në takimin që fillon nga ora 17:00.

Përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaki, para takimit theksoi se ndeshja ndaj Omanit do të jetë e rëndësishme për të fituar përvojë për skuadrën e tij.

 

“Për ne është rast i mirë të mësojmë gjëra të reja, ta tregojmë një lojë cilësore, pse jo ta kemi një ditë si me Haitin”, u shpreh Bunjaki.

Kthehu mbrapa

Shto koment