Sot në mbrëmje, Chelsea ka mbledhje për Mourinhon

20.05.2013 (komentet: 0)

Chelsea do ta mbajë një mbledhje sot në orët e pasdites ku sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizohet marrëveshja me Jose Mourinhon. Sipas mediave angleze, drejtorët e Chelseat do të takohen në ambientet e skuadrës ku do të finalizojnë marrëveshjen me Jose Mourinhon.

Në mbledhje pritet të caktohen planet e skuadrës nën drejtimin e Jose Mourinhos, synimet dhe transferet e mundshme që Chelsea do ti bëj në verë. Thuhet se marrëveshja me të është punë e kryer dhe se ka mbetur vetëm zyrtarizimi i asaj marrëveshje.

Kthehu mbrapa

Shto koment