Sot ndeshja Chelsea - Bayern Muenchen për Superkupë të Evropës

30.08.2013 (komentet: 0)

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, reagoi me zemërim pas një sërë pyetjesh të pakëndshme para ndeshjes të Superkupës së Evropës që skuadra e tij e luan kundër Bayern Muenchenit të premten mbrëma (sonte, 20:45) në Pragë.

Trajneri portugez ishte i pakënaqur për krahasimet me rivalin e tij të vjetër, trajnerin e Bayernit Pep Guardiola, të bëra në konferencë për media të enjten. Ai u irritua edhe më tepër me pyetjet për të ardhmen e mesfushorit ofensiv spanjoll Juan Mata.

Kur një gazetar tha se Mourinho ka mposhtur ish-trajnerin e Barcelonës vetëm tri herë në 15 takime, portugezi reagoi duke përmendur një seri të fitoreve që ka shijuar me Interin dhe Real Madridin.

"Statistikat tuaja janë shumë të gabuara. Shko dhe shiko çfarë ka ndodhur kur isha tek Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më pas në finale të Kupës së Spanjës me Real Madridin dhe në finale të Superkupës së Spanjës. Ndoshta ti e ke mirë dhe unë jam gabim, por nuk brengosem. Kjo nuk është për ne, është për Chelsean dhe Bayernin", ka deklaruar Mourinho.

Një gazetar tjetër kishte aluduar se derisa Barcelona nën Guardiolën ishte portretizuar si skuadër me futboll të bukur, Reali me Mourinhon ishte parë shumë më keq.

"Nëse doni të bëni pyetje për Chelsean jam këtu deri në orën 4. Nëse doni të pyesni për Realin apo Barcelonën atëherë nuk jam këtu", ka deklaruar Mourinho plotësisht i irrituar.

Mourinho drejtimin e CheSkuadra londineze edicionin e kaluar fitoi Ligën e Evropës, derisa Bayerni ishte fitues i Ligës së Kampionëve.

Mesfushori spanjoll Juan Mata, që u votua lojtari më i mirë i vitit te Chelsea në dy edicionet e kaluara, ishte lënë në bankë në barazimin 0:0 që Chelsea e arriti në udhëtim ndaj Manchester Unitedit të hënën mbrëma.

I pyetur nëse Mata do të transferohet, Mourinho u përgjigj: "U befasova kur një femër braziliane më pyeti për Oscarin më herët, pasi ka një tendencë të re për të pyetur për lojtarët që nuk luajnë. Nuk pyesin për lojtarët që luajnë. Ishte vendimi im që Mata nuk luajti kundër Unitedit. Mendoj se është detyra ime t'ua shpjegoj vendimet e marra lojtarëve dhe e kam bërë këtë. Nuk besoj se është detyrë e imja t'ua shpjegoj mediave. Çdo gjë është e qartë mes nesh. Ne duam që ai të mbetet dhe ai është lojtar shumë i rëndësishëm", ka thënë Mourinho.

Mata mund të kthehet në përbërje të Chelseat për ndeshjen e së premtes, ndërsa po ashtu pritet të kthehet edhe mbrojtësi brazilian David Luiz, që ka pasur probleme muskulore.  lseat e ka marrë këtë verë, pasi u largua nga Real Madridi.

Kthehu mbrapa

Shto koment