Sneijder: Nuk ishte nata ime

04.04.2013 (komentet: 0)

Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder, e ka pranuar se paraqitja e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve nuk ishte edhe aq e mirë.

“Natyrisht se jam i zhgënjyer. Kam dashur ta përfundoj këtë ndeshje, veçanërisht këtu në Santiago Bernabeu ku kam luajtur në të kaluarën. Nuk munda ta bëj këtë dhe kjo është zhgënjyese”.

“Jam i përgatitur mirë fizikisht dhe po ndihem mirë. Pata disa probleme të vogla fizike sepse më është dashur të vrapoj shumë. Por, kjo nuk është arsyetim, sepse është e qartë se është dashur të jap më shumë”.

“Normalisht, unë e pranoj topin në mes të linjave ku jam i lirë për një apo dy sekonda, por jo kësaj radhe. Kur kjo nuk ndodh, un jam pothuajse i padukshëm. Ndoshta është dukur shumë keq, por nuk ishte edhe aq keq”, deklaroi Sneijder.

Kthehu mbrapa

Shto koment