Sneijder i Dërgon një selam Realit.

18.03.2013 (komentet: 0)

Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder, ka thënë se goli që shënoi në fitoren prej 3-1 kundër Kayserisporit, ishte një mesazh alarmues për Real Madridin.

Për të përcjellë ndeshjen ishte i pranishëm edhe ish-trajneri i holandezit, Jose Mourinho, me të cilin fitoi tripletën magjike me Interin në vitin 2010.

“Me golin që shënova, i dërgova një mesazh se ata duhet të jenë të kujdesshëm”.

“Nuk e kisha parë Mourinhon për një kohë të gjatë. Ishte shumë mirë ta takoja sërish ish-trajnerin tim për herë të parë, pasi e mposhtëm Bayernin në finalen e Ligës së Kampionëve”, u ka thënë 28-vjeçari gazetarëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment