S’ka titull për Realin, Atletico favorit

12.05.2014 (komentet: 0)

Real Madridi ka pësuar humbje prej 2-0 si mysafir i Celta Vigos duke humbur edhe matematikisht gjasat për titull.

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio de Balaidos, të dy golat e vendasve i shënoi Charles (43’ dhe 64’).

Lideri Atletico Madrid ka barazuar në shtëpi ndaj Malagas (1-1). Rojiblancos u gjetën në disavantazh me golin e Samuel Garcia (66’).

Mirëpo, ata arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Toby Alderweireld (74’).

Në ndërkohë, Barcelona ka barazuar pa gola si mysafir i Elches.

Kështu, Atletico Madridi ka 89 pikë, tri më shumë se Barcelona që gjendet në vend të dytë. Ekipi i Simeones duhet të nxjerrë një barazim në Camp Nou për t’u shpallur kampion.

Në rast se Barcelona regjistron fitore, atëherë katalunasit do ta rrëmbejnë titullin.

Nga ana tjetër, Real Madridi është pesë pikë prapa liderit dhe këtë edicion do të kënaqet me Kupën e Mbretit dhe eventualisht Ligën e Kampionëve

Kthehu mbrapa

Shto koment