Simeone: Ma sillni Realin

18.05.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk ka mundur të besojë se ekipi i tij e ka fituar titullin e kampionit të La Ligas, aq sa ka thënë se në mbrojejtn e Atleticos i pranishëm ka qenë edhe trajneri legjendar, i ndjeri Luis Aragones.

Atletico kishte nevojë për një pikë dhe pas golit të Sanchez ishte Godin ai që me një gol me kokë inspiroi ekipin e tij të mbrohej deri në fund të sfidës për të fituar titullin.

“Eshtë fantastike. S'kam sqarime për këtë. Më duhet që të falënderoj lojtarët, njerëzit që kanë besuar tek ne. Ne kurrë nuk jemi ndalur duke punuar dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu”.

“Kjo ishte një prej ditëve më të mira në historinë e Atleticos. Të jesh kampion në Barcelonë ndaj një ekipi të tillë, kampionëve të gjithçkajë në vitet e fundit. Thjesht, s'kam fjalë”.

“Jam i sigurt se edhe Luis Aragones ishte duke u mbrojtur me ne në pjesën e dytë. Ndryshe s'kemi mundur të mos pranojmë gol”.

“Finalja ndaj Realit, kjo është ajo që po e pres. I them tifozëve që ta bëjmë qytetin bardhë e kuq. Ne po shkruajmë historinë, ne do të përgatitemi për të shtunën. Ne do ta fitojmë edhe finalen”, ka deklaruar Simeone. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment