Sigal Prishtina me rekord të fitoreve rresht

20.03.2016 (komentet: 0)

Sigal Prishtina e ka thyer rekordin e Pejës sa i përket fitoreve të njëpasnjëshme. 

Pejanët kishin arritur të shënonin 20 fitore radhazi.

Por Prishtina e Antonis Constantinides e ka thyer këtë rekord . Kampionët ballkanik dhe vendor prej ardhjes së trajnerit qipriot nuk kanë pësuar asnjë humbje duke shënuar hiq më pak se 21 fitore në të gjitha garat, shkruan Gazetaolle.com.

Pikërisht fitorja kundër Pejës në Ligën Ballkanike e barazi rekordin e pejanëve, ndërsa të shtunën kundër Bashkimit, Prishtina arriri fitoren e 21-tëme radhë.

Trajneri Constantinides e ka mposhtur tri herë Pejën në të gjitha garat.

Bardhekaltërit të dielën do të luajnë përsëri, kësaj radhe me Vëllaznimin dhe duke parë diferencat në fushë atëherë vazhdimi i serisë nuk do të ishte çudi./olle/

Kthehu mbrapa

Shto koment