Shtyhen ndeshjet ne Raiffeisen Superligë.

17.03.2013 (komentet: 0)

Federata e Futbollit Kosovar FFK nëpermjet faqes zyrtare njofton për shtyerjen e ndeshjeve në Raiffaisen Superligë.

Reshjet e mëdha të shiut dhe borës në dy ditët e fundit kanë detyruar Komisionin e Garave të FFK-së që të shtyjë ndeshjet e parapara të zhvillohen këtë fundjavë. Kësisoj, ndeshjet e javës së 19-të në Raiffeisen Superligë dhe të javës së 16-të në Ligën e Parë, do të luhen gjatë mesjavës, në rast se nuk do të ketë reshje të reja dhe përkeqësim të mëtutjeshëm të motit. Komisioni i Garave vendimin për shtyrje e ka marrë në bazë të kërkesës së KF “Besa” dhe KF “Feronikeli”, pasi stadiumet në Pejë dhe Skenderaj janë të përmbytura nga uji, transmeton RTK. “Ndeshjet e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll shtyhen për javën e ardhshme (për ditën e martë, respektivisht të mërkurë), derisa të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të parapara të zhvillohen këtë fundjavë, janë shtyrë për ditën e mërkurë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kthehu mbrapa

Shto koment