Shqiptari Agim Ibraimi sjell fitoren Maqedonisë

05.03.2014 (komentet: 0)

Me rezultat 2-1, përfaqësuesja e Maqedonisë e ka mposhtur Letoninë në një ndeshje miqësore.

Jovan Kostovski shënoi golin e parë në ndeshje (29’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë, rezultati u barazua me një autogol të Danijel Georgievski (65’).

Mirëpo, sulmuesi shqiptar, Agim Ibraimi, shënoi golin e fitores në minutën e 73-të.

25-vjeçari është lojtar i Mariborit të Sllovenisë, por është huazuar te Cagliari në Serie A.

/E.Smerqaku.

Kthehu mbrapa

Shto koment