Shpreson Unitedi

22.02.2014 (komentet: 0)

Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, Manchester Unitedi ka fituar si mysafir i Crystal Palace në Selhurst Park.

Adnan Januzaj ishte mjaft aktiv në gjysmën e parë dhe arriti të shënonte me vole, por goli i tij u anulua për prekje të topit me dorë.

U desh të kalonte më shumë se një orë lojë që Djajtë e Kuq të kalonin në epërsi. Januzaj dërgoi një top te Evra, të cilin e rrëzoi Chamakh në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Robin van Persie ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë (62’).

Goli i dytë erdhi nga Wayne Rooney (68’). Mata veproi mirë nga e majta duke pasuar te Evra, i cili asistoi te sulmuesi anglez që e dyfishoi epërsinë me një gjysmë-vole.

Talenti shqiptar, Adnan Januzaj, luajti deri në minutën e 80-të, kur ia lëshoi vendin veteranit Ryan Giggs.

Manchester Unitedi është në pozitën e gjashtë në tabelë me tetë pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve. (Liverpooli këtë javë luan ndaj Swansea Cityt).

Pergaditi : Engjell Smerqaku

 

Kthehu mbrapa

Shto koment