Shorti: Reali kundër Bayernit, Atletico vs. Chelsea

11.04.2014 (komentet: 0)

Në mesditë është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për titull luftojnë katër skuadra, Chelsea, Real Madrid, Bayern dhe Atletico Madrid.

Real Madridi në Santiago Bernabeu do të përballet me Bayern Munichu, derisa Atletico do ta pres në ndeshjen e parë Chelsean.

Ndeshjet e para do të luhen më 22 dhe 23 prill, kurse ato të kthimit më 29 dhe 30 prill. Finalja luhet më 24 maj në ora 20.45 në Lisbonë.

Kthehu mbrapa

Shto koment