Shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

09.03.2014 (komentet: 0)

Arsenali do të përballet me Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës FA, me kusht që skuadra e Manuel Pellegrinit ta eliminojë Wiganin në ndeshjen çerekfinale.

 

Topçinjtë mposhtën Evertonin me rezultat 4-1 në çerekfinale, kurse City është duke luajtur ndaj Wigan Athletic.

Në gjysmëfinalen tjetër do të ndeshen Hull City dhe Sheffield Unitedi.

Hulli mposhti me rezultat 3-0 Sunderlandin në çerekfinale, kurse në të njëjtën fazë Sheffieldi fitoi me rezultat 2-0 përballë Charlton Athletic.

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen në Wembley më 12 dhe 13 prill.

/E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment