Shorti i Champions i kurdisur?

21.03.2013 (komentet: 0)

Ish gjyqtari ndërkombëtar, turku Ahmet Çakar, ka akuzuar UEFA-në se po e manipulon shortin e Ligës së Kampionëve, për të mos lejuar që skuadrat e mëdha të mos përballen me njëra-tjetrën.

Ish-gjyqtari e bëri të ditur akuzën e tij gjatë një emisioni në Turqi, ku u shfaqën gjithashtu dhe pamje të sekretarit të UEFA-s, Gianni Infantino, që lëviz vazon e goglave përpara nisjes të shortit.

Sipas Çakar, manipulimi i shortit bëhet nëpërmjet vibrimit të goglave, dhe lëvizja e Infantinos, bëhet për të vendosur në vibrim goglat e nevojshme.

Gjyqtari turk theksoi se në manipulim janë përfshirë dhe personat që tërheqin goglat, të cilët mbajnë në duar objekte metalike, të cilat thithin golat që vibrojnë. Sipas tij, ky sistem është i pagabueshëm dhe nuk është rastësi që shorti i 1/8 ishte identik si ai që u hodh në provën e një dite më parë gjatë muajit dhjetor.

Kthehu mbrapa

Shto koment