Shkëlqen Messi

25.06.2014 (komentet: 0)

Argjentina është duke avancuar me rezultat 2-1 kundër Nigerisë në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit F.

 

Pjesa e parë e takimit që po zhvillohet në Porto Alegre ishte e jashtëzakonshme me një lojë të bukur dhe me shumë raste shënimi.

Që në minutën e tretë u shënua goli i parë. Di Maria prodhoi lëvizje të shkëlqyera nga e majta dhe shkoi drejt zonës, mirëpo goditja e tij nuk hyri në rrjet por shkoi deri te Lionel Messi, i cili shënoi gol të bukur (3’).

Ende pa përfunduar festa e argjentinasve. Ahmed Firaz Moosa barazoi me një gol akoma më të bukur (4’). Michael Babatunde ishte asistues.

Pas rasteve të shumta të Albicelestëve, por edhe të ekipit afrikan, rezultati u ndryshua në fund të pjesës së parë. Lionel Messi ishte fantastik me goditjen e tij nga gjuajtja e lirë (45’+1). Ky ishte goli i katërt i 27-vjeçarit në këtë Botëror.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Bosnje e Hercegovina është duke avancuar me rezultat 1-0 kundër Iranit. Edin Dzeko ishte realizues (23’).

Kthehu mbrapa

Shto koment