Shkëlqen boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi

26.08.2012 (komentet: 0)

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në Berlin duke mposhtur turkun Serdar Sahin. Krasniqit nuk i desh më shumë kohë që ta fitojë këtë sfide të madh dhe tashmë Robin Krasniqi është kampion i botës në versionin WBO International.

 

Krasniqi mjaft mirë e nisin meçin ndaj turkut dhe në rundin e parë ai e nokautoi turkun. Krasniqi edhe në rundin e dytë dhe të tretë u tregua më i mirë se Sahin, ky i fundit për të dytën herë u gjet në nokauto, e që më pas nuk ishte në gjendje ta vazhdojë duelin. Kjo është fitorja e 38 e Krasniqit, ndërsa për turkun kjo ishte humbja e parë në karrierën e tij, sepse deri tash turkut kishte zhvilluar 20 meçe dhe i kishte fituar të gjitha duelet.

Për Serdar Sahinin është humbja e parë. Ai i ka zhvilluar 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me nokaut), kurse deri tani ka luftuar në një kategori më të rëndë.

Krasniqi më këtë fitore futët në mesin e tre boksierëve më të mirë në botë dhe është në rrugë të mirë që të prek majat e boksit të botëror. Ky meç është zhvilluara para finales së madhe në versionin WBO në peshën super te mesëm në mes Robert Stieglitizit dhe Arthur Abrahamit.

Kthehu mbrapa

Shto koment