Sheikët janë me Mancinin.

18.03.2013 (komentet: 0)

Asistenti i Manchester Cityt, David Platt ka insistuar se menaxheri Roberto Mancini ende ka përkrahjen nga pronarët e klubit dhe tifozët.

E ardhmja e Mancinit në City është në qendër të spekulimeve të vazhdueshme. Por, Platt beson se Mancini vazhdon të ketë përkrahjen e figurave kyçe në klub. “Mancini ka përkrahjen e tifozëve dhe pronarëve”, deklaroi Platt për Sky Sports News.

“Ne nuk mund t’i ndalim ata që flasin kundër tij. Por, duhet të mendoni edhe për aspektin pozitiv. Gjatë karrierës së tij Mancini ka fituar tituj të rëndësishëm”, u shpreh Platt.

Kthehu mbrapa

Shto koment