Shaqiri sonte nis ‘aventurën’ në Ligën e Kampionëve

19.09.2012 (komentet: 0)

Ylli kosovar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri sonte do të nis ‘aventurën’ në ligën më atraktive në Evropë, Ligën e Kampionëve.



Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, edhe më parë e ka shijuar këtë gare prestigjiozë, por kësaj radhë do ta ketë rastin të luaj me njërin ndër klubet më të mëdha në Kontinentin e Vjetër, Bayern Munich. 

20 vjeçari i lindur në Gjilan, po kalon formë mjaft të mirë tek ‘bavarezët’. Ai në dy takimet e Bundesligës ka qenë titullar, madje në fitoren kundër Mainz, ai ishte lojtari më i mirë në radhët e skuadrës nga ‘Alianz Arena’.

Bayern Munich sonte ndaj Valencias, do të luaj ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa pjesës së Bayernit pritet te jetë edhe ‘Shaqa’.

Kosovari thotë se është i gatshëm për takimin e sotëm. “Trajneri vendos për lojtarët. Unë jam i gatshëm për ndeshje”, ka thënë Shaqiri.

Kthehu mbrapa

Shto koment