Shaqiri shkëlqen në barazimin e Bayernit

29.03.2014 (komentet: 0)

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol në barazimin prej 3-3 të Bayern Munichut ndaj Hoffenheimit në Allianz Arena.

Për Bayernin ishte kjo një ndeshje shumë e parëndësishme, pasi që veç se ata e kanë festuar titullin e kampionit.

Modeste kaloi mysafirët në epërsi pas 23 minutash lojë, para se Pizzarro të shënonte pas asistimit të Shaqirit për 1-1 (31').

Pas një pozicionimi të mirë në zonë ishte Shaqiri ai që mposhti portierin rival për 2-1 (34'), kurse Pizzarro kaloi në epërsi vendasit për 3-1.

Salihovici ngushtoi disavantazhin në minutën e 44 për 3-2.

Në pjeën e dytë vazhdoi dominimi i Bayernit por Hoffenheimi ishte këmbëngulës dhe arriti të shënonte për 3-3 në mbrojtjen jo aq stabile të Bayernit.

Me këtë rezultat edhe përfundoi sfida. Ndeshja nuk ka rëndësi për pozicionimin tabelar të Bayernit, pasi bavarezët janë shpallur kampionë javën e kaluar. 

Kthehu mbrapa

Shto koment