Shaqiri shënoi në fitoren e Bayernit

05.12.2012 (komentet: 0)

Bayern Munichu ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër BATE Borisovit për ta fituar Grupin F.

 

 
Foto: Getty Images

Mario Gomez e hapi takimin (22’), ndërsa Xherdan Shaqiri ishte arkitekti i golit. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Edhe pse mbetën me një futbollist më pak në pjesën e dytë, pas përjashtimit të Jerome Boateng (51’), bavarezët shënuan edhe dy herë me këtë inferioritet numerik.

Thomas Mueller e dyfishoi rezultatin (54’), ndërsa Xherdan Shaqiri e shënoi golin e tretë, pasi Gomez ia ktheu favorin (66’).

Në vazhdim edhe mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Denis Polyakov me kartonin e dytë të verdhë (69’).

David Alaba e shënoi golin e katërt (83’), ndërsa Egor Filippenko shënoi për nderin e mysafirëve (89’).

Në takimin tjetër të Grupit F, Valencia e mposhti skuadrën franceze Lille me rezultat 1-0.

Bayern Munichu kryeson grupin me pikë të barabarta me Valencian, ndërsa BATE do të luajë ne Europa League.

Kthehu mbrapa

Shto koment