Shaqiri: Rotacioni po tregon sukses

31.03.2013 (komentet: 0)

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka thënë se rotacioni i ekipit gjerman u ka mundësuar bavarezëve që të jenë në formë shumë të lartë.

 “Ju mund të shihni që secili lojtar është i zëvëndësueshëm. Ky ka qenë sigurisht çelësi i suksesit tonë”.

“Sigurisht, do të kishte qenë mirë nëse do të ishim bërë kampionë. Por, pa marrë parasysh nëse jo këtë javë, javën e ardhshme ne do ta festojmë patjetër”, është shprehur shqiptari.

Bayerni të shtunën mposhti Hamburgun me rezultat 9-2.

Kthehu mbrapa

Shto koment