Shaqiri pranë transferimit te Galatasaray

22.01.2012 (komentet: 0)

Stamboll, 22 janar - Presidenti i gjigantit turk të futbollit, Galatasaray, Unal Aysal, ka thënë se personalisht është i interesuar në transferimin e mesfushorit kosovar të Baselit, Xherdan Shaqiri. Aysal madje thotë se me Shaqirin ka arritur gjuhë të përbashkët, por po mundohet të bindë Baselin që ta lirojë mesfushorin.

"Unë jam i interesuar shumë për transferimin e Shaqirit. Në parim me Shaqirin kemi arritur pajtim në çdo gjë dhe tash thjesht jemi duke u munduar të gjejmë një mënyrë që të arrijmë marrëveshje me Baselin dhe të marrim lejen për të kompletuar transferimin. Shpresojë të finalizohet sa më parë ky transferim", ka thënë Aysal, shkruan gazeta turke "Sabah" të shtunën.

Kthehu mbrapa

Shto koment