Shaqiri: Nuk kam marrë ftesë nga Shqipëria

13.09.2012 (komentet: 0)

Xherdan Shaqiri edhe një herë ka folur për dashurinë e tij për vendlindjen, pavarësisht se ka zgjedhur ta ndërtojë karrierën ndërkombëtare me përfaqësuesen e Zvicrës.

 

Mesfushori kosovar së fundi është sharë nga tifozët e flaktë të kombëtares kuqezi për shkak se ka zgjedhur të luajë për fanellën e Zvicrës.

Por në një intervistë të fundit për Gazetën Shqiptare ai shpjegon se, përveç që nuk ka marrë ftesë dhe as që është kontaktuar nga drejtues të Federatës Shqiptare, ka zgjedhur Zvicrën pasi mundësitë me Shqipërinë janë të zbehta.

“Kam parë komentet e gazetave dhe nuk më kanë pëlqyer. Gazetat kanë folur para kohe. Ata që na kanë quajtur tradhtarë mua dhe shokët e mi, nuk e dinë realitetin’.

“Fakti që ne jemi pjesë e kombëtares zvicerane nuk do të thotë që jemi tradhtarë. Dashuria për vendlindjen nuk ka lidhje me futbollin. Unë luaj për Zvicrën, sepse mundësitë. Shqipëria nuk më ka bërë kurrë asnjë lloj oferte. As edhe një telefonatë nuk kam marrë nga kombëtarja shqiptare”.

“Nuk e njoh fare Armando Dukën dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të. Këto ditë nga gazetat kam marrë vesh se është ai presidenti i FSHF-së”, ka thënë ylli i Bayernit të Munichut. 

Kthehu mbrapa

Shto koment