Shaqiri nuk dëgjon për Robbenin

17.07.2012 (komentet: 0)

Më në fund skuadrës së Bayern Munchen në përgatitje për stinorin e ri iu ka bashkangjitur edhe holandezi, Arjen Robben, konkurrenti kryesor i Xherdan Shaqirit, ky i fundit thotë se nuk i frikësohet konkurrencës.



Transferi më i shtrenjtë i verës në Bundesliga, Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetët në qendër të vëmendjes jo vetëm nga mediat gjermane. 

Për faktin që Xherdani luan edhe me përfaqësuesen e Zvicrës, ai është duke u përcjellur hap pas hapi nga të përditshmet helvetike. 

Thuajse nuk ka ditë që nuk shkruhet e flitet për Shaqirin në Zvicër. Këta të fundit vazhdimisht mburren me përformancen e mesfushorit shqiptar, i cili është i lindur në Zhegër afër Gjilanit dhe kishte emigruar sa ishte fëmijë me familjen në Zvicër. 

Tabloidi ‘Blick’, i ka dhënë rëndësi faktit që holandezi, Arjen Robben iu është bashkuar përgatitjeve të skuadrës për edicionin e ri. Robben kishte pushuar për dy javë, pas dëshpërimit në kampionatit evropian, ku Holandën pati paraqitja fatale. 

Derisa ky tabloid, e ka vlerësuar si konkurrentin kryesor për një pozitë titullari Shaqirin me Robbenin, duke e cekur se ‘Dueli vetëm sa ka nisur’. Futbollisti shqiptar ka deklaruar se nuk ia frikën askujt. 

‘Unë jam i bindur se do të luajë nga fillimi dhe askush nuk mund të më prish punë’, ka shprehur optimizmin e tij shtatshkurti, i cili te Bayerni do mban numrin 11, numër ky si për koincidencë i pëlqyer nga Robbeni me përfaqësuesen e Holandës! 

Ish futbollisti i Baselit është paraqitur në stërvitjen e radhës në liqenin ‘Garda’, me jelek të shkurtër, ndërkaq Robbeni u dallua me jelekun e tij të gjatë. Shaqiri nuk mbanë asnjë sekret për planet e tij. Ai thotë se do t’i ndihmoi skuadrës për të rikthyer titujt duke kërkuar të luajë në pozicionin e tij të zakonshëm, por që është i gatshëm të ‘sakrifikohet’ edhe në pozitat tjera të mesfushës... 

Kthehu mbrapa

Shto koment