Shaqiri në Munih për ekzaminimet mjekësore

07.02.2012 (komentet: 0)

Anësori i Baselit, Xherdan Shaqiri, gjendet në Gjermani, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Bayern Munichu- raporton Bild.


20-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me bavarezët, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje rreth çmimit të lojtarit.

Burime të medieve gjermane bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme do të konfirmohet nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa shqiptari me pasaportë zvicerane nga sezoni i ri do të luajë për Bayern Munichun.

ne YouTube

Kthehu mbrapa

Shto koment