Shaqiri: Do të mundohem të shënoj kundër Bayernit

09.02.2012 (komentet: 0)

Basel, 9 shkurt – Futbollisti i ri i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri ka folur në një konferencë shtypi për kalimin e tij nga Baseli për tek nënkampioni gjerman.

 Kosovari ka shprehur gëzimin e madh që e ka kërkuar gjysma e Evropës dhe që ka përfunduar tek një top-klub si Bayerni. Por, deri më 1 korrik është i Baselit dhe do të luajë me dinjitet për të, shkruan Indeksonline.

“Nëse më vjen mundësia, do të shënoj kundër Bayernit”, ka thënë Shaqiri duke iu referuar ndeshjes në Ligën e Kampionëve. Ai ka thënë se e di që konkurrenca në Bayern është e madhe por ai do të tregojë cilësitë e veta, dhe do të provojë të zë vend në përbërjen e parë të ekipit. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment