Shaptahovic: Do të kthehemi me fitore

19.02.2014 (komentet: 0)

Shapta: Do të kthehemi me fitore

Plejmejkeri Samir Shaptahoviq është i bindur se klubi i basketbollit Peja do të kthehet me fitore nga Rumania në kuadër të Ligës Ballkanike.

Shaptahoviq të martën vlerësoi lart skuadrën rumune Craiova, por insistoi se Peja është maksimalisht e përgatitur për të shënuar edhe fitoren e dytë në udhëtim këtë edicion, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshja do të luhet të mërkurën në Craiova dhe nis në orën 19:15.

Peja deri më tash ka zhvilluar katër ndeshje në udhëtim, prej të cilave e ka fituar vetëm një. Para dy javësh e mposhti skuadrën e Levskit (81:69).

Në të vërtetë, Peja në katër ndeshjet e fundit, i ka regjistruar katër fitore dhe është në kuotën e 17 pikëve pas 11 përballjeve deri më tash, ku i ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

17 pikë i ka edhe Craiova që ka 12 ndeshje dhe prej tyre ka pesë fitore e shtatë humbje. /Kokaj /

Kthehu mbrapa

Shto koment