Sfidë e hapur UEFA-s, gati Champions League verore

15.06.2013 (komentet: 0)

Idet interesante në futboll nuk kanë të ndalur.

I sapodivorcuar nga gruaja e tij e tretë Uendi Deng, manjati I mediave, australiani I naturalizuar si amerikan, Rupert Murdok, edhe pse në një moshë relativisht të madhe, I rikthehet idesë së tij të vjetër për të krijuar një superligë ku do të përfshihen klubet më të mëdha në Europë. Sipas mediave britanike, për të mos zemëruar presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, që është shprehur në mënyrë kategorike kundër kësaj ideje, Murdok ka gjetur një zgjedhje tjetër: turneu do të zhvillohet në verë me pjesëmarrjen e 16 klubeve më të mëdha europiane, ndërsa edicioni I parë do të marrë udhë në vititn 2015. Sipas këtij projekti, kjo superligë do të zhvillohet cdo vit të paktën për një dekadë në kontinente të ndryshme. Me këtë propozim Murdok, sipas analistëve, kërkon të rifitojë kuotat e humbura në tregun amerikan, pasi kolosi NBC siguroi të drejtat televizive të Premier Ligës për tre sezonet e arshshme.

Të gjitha ndeshjet e turneut do të transmetohen nga Sky dhe nga të tjerë transmetues të grupit të tij mediatik që është I shpërndarë në të gjithë botën. Edhe pse nuk ka ende konfirmime për pjesëmrrësit e mundshëm, qarkullojnë emrat të tillë si: Real Madrid, Barcelona, Bajern Mynih, që do t’I bashkangjiten skuadrave angleze Manchester Junajtid dhe Celsi, por edhe Manchester Siti. Mungojnë për momentin skuadrat italiane, por vështirë se listës së16 skuadrave më të mira do t’I mungojë Milani, Inter dhe Juventus. Sipas mediave britanike, ky projekt tenton ta transformojë futbollin sipas modelit të Formula 1.

Kthehu mbrapa

Shto koment