Sexhdeja e Mavrajt, nxori në pah islamofobët

30.03.2015 (komentet: 0)

 

Sexhdeja e Mavrajt, nxori në pah islamofobët

“Nëse Kryeministri i një shteti laik si Shqipëria e deklaroi publikisht fenë e tij katolike dhe bile edhe të fëmiut të tij bebe, atëherë pse qenka 'lajm bombastik' që futbollisti mysliman lutet në xhami. Dje nuk u zhvillua ndeshja në mes të myslimanëve shqiptarë dhe armenëve kristianë, por ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit armen. Ama, raporti i njerëzve me Zotin e tyre është individual, dhe s'di çka është për t'u çuditur pse lojtarët shqiptarë të besimit islam luten në xhami”, thekson publicistja Kimete Berisha.

 

Islamofobia dhe anti-shqiptaria dolën në shesh nga sexhdja e golashënuesit Mavraj. Është e quditshme se si disa naivë, silamofobë, ish komunistë e enveristë, janë ndezur kaq fort kundër veprimeve islame të futbollistëve shqiptarë. Askush nuk reagon në vendet e krishtere nëse dikush nga futbollistët e ndonjë kombëtare bën kryqin pas shënimit të ndonjë goli. Por, shqiptarët duken më të “mençur” se e gjithë bota, sepse nuk durojnë veprime e as sjellje shqiptare, krejt të natyrshme, qofshin ato krishtere apo myslimane. Kjo tregon për mjerimin e madh të disa të ashtëquajturve shqiptar të vërtetë. Kjo tregon pasojat e shpëlarjes së trurit nga Enver Hoxha. Po të ishte laikizmi nëna e sukseseve, këtë do ta korrte regjimi më i egër hoxhist. Shqiptar i mirë është ai i cili bën vepra të mira për kombin e atdheun, pavarësisht nëse është katolik a mysliman, ose edhe laik, por jo të fyej e të shajë vëllezërit e vet. Serbia nuk la gurë e drurë pa lëkundur për t;i cilësuar shqiptarët si kaukaz,  arab, turq e terroristë, por duket se edhe pas largimit të forcave serbe, Serbia la argatët e vet për të vazhduar aty ku e la luftën e vet Beogradi.

 

Islamofobia është e lidhur tepër ngushtë me anti-shqiptarinë. Kjo del në shesh pas shfaqjes së mllefit dhe urrejtjes qoftë edhe atëherë kur kombëtarja korrë suksese. Islamofobët janë edhe anti shqiptarë. Ata urrejnë edhe kombëtaren edhe suksesin e kombëtares vetëm për shkak të lojtarëve besimtar të saj.

 

Reagimi i publicistes Kimete Berisha: Urime, Shqipëri etnike!Është risi, por nuk është temë lutja e lojtarëve shqiptarë në xhami, përpara ndeshjes. Dje nuk u zhvillua ndeshja në mes të myslimanëve shqiptarë dhe armenëve kristianë, por ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit armen.

 

Ama, raporti i njerëzve me Zotin e tyre është individual, dhe s'di çka është për t'u çuditur pse lojtarët shqiptarë të besimit islam luten në xhami.  Do të ishte lajm i çuditshëm nëse shqiptarët myslimanë do të kryqoheshin në kishë përpara ndeshjes!

 

Nëse Kryeministri i një shteti laik si Shqipëria e deklaroi publikisht fenë e tij katolike dhe bile edhe të fëmiut të tij bebe, atëherë pse qenka 'lajm bombastik' që futbollisti mysliman lutet në xhami. Kombëtarja e futbollit nuk ka përkatësi fetare, ama pjesëtarët e saj kanë fe, dhe qe, ka ndodhur, rastësisht, 13-të prej tyre kanë qëlluar kësaj here myslimanë.  Herën tjetër do të jetë ndryshe, do të gjendet naj futbollist shqiptar i besimit katolik që do të bëjë kryq midis fushës, siç bëjnë shumica dërmuese e futbollistëve të mëdhenj botëror. Një Zot është. Lutju si të duash. Kryesore, lutju.Dhe, jij shqiptar!/S.E/standard/

Kthehu mbrapa

Shto koment