Serbia kundër Suedisë luan në barin e Prishtinës

05.06.2012 (komentet: 0)

Pas dhënies së lajmit se stadiumi Rosund, ku sonte do të luajë miqësoren kombëtarja e Serbisë kundër Suedisë, së shpejti do të shkatërrohet, por që inventari i plotë pra i tëri - karrigat, reflektorët, bari, dhe çdo gjë tjetër që mund të përdoret, do t'i dhurohet Stadiumit të Prishtinës, nuk ka kaluar pa reagime të ashpra në Serbia.

 




Këtë iniciativë të Federatës së Futbollit të Suedisë, mediat serbe e kanë cilësuar si provokim.

"Ne nuk jemi të befasuar nga këto provokime nga Prishtina, për shkak se ne me vite jemi duke i duruar. Nuk është rastësi që tani e kanë dhënë lajmin, i cili, tregon përkrahjen e Federatës së Futbollit të Suedisë sepse ata e dinë se në këtë stadium sonte ne do të luajmë një ndeshje miqësore. Gjëja më e rëndësishme që unë dua të theksoj është se loja me Suedinë me siguri do të luhet në kohën e caktuar dhe nuk do t’a bojkotojmë", tha për agjensinë Alo, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakovic.

Lakovic shton se me kolegët nga Federata suedeze ai dhe presidenti Tomislav Karaxhiç sot do të diskutojnë çështjen e Kosovës.

"Ne nuk dinim gjë për inventarin, i cili do të dërgohet në Prishtinë dhe kjo është për ne informatë krejtësisht e re. Për sot paradite me krerët suedez kemi caktuar një takim, në të cilin sigurisht që do të kërkojmë sqarime për këtë çështje, dhe ne kemi nevojë për të ditur se deri në çfarë mase ata do të ndihmojnë Fedaratën e Futbollit të Kosovës dhe për shkak të këtij fakti do të varet edhe bashkëpunimi ynë në të ardhmen me Asociacionin e Futbollit suedez", potencon Lakovic.

I pari futbollit serb thotë se FFK pritet të na godas edhe më shumë në të ardhmen dhe se ky ishte vetëm fillimi.

"Edhe më të ashpër do të jenë njerëzit e futbollit nga Kosova (duke aluduar në Fadil Vokrrin). Do të na përgadisin skema të ngjashme në të ardhmen, por opinioni në Serbi dhe tifozët duhet ta dinë se FFS nuk do të bie pre e tyre dhe ne do të bashkëpunojmë me UEFA-n dhe FIFA-n, si gjithmonë, duke marrë parasyshë interesat e futbollit serb , por edhe të shtetit të Serbisë", tha Lakovic.

Stadiumi “Rasunda” është ndërtuar në vitin 1937. ndërsa për shkaka të “moshës” do të mbyllet në fund të këtij viti, respektivisht pas ndeshjes miqësore ndërmjet Serbisë dhe Suedisë. Në këtë stadium ishte finalja e Kupës së Botës e vitit 1958, kur Brazili fitoi 5-2 kundër Suedisë, ndërsa dy golat në këtë ndeshje i shënoi lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Pele.


Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment