Serbia e tronditur proteston kundër vendimit të FIFA-s për njohjen e Kosovës

22.05.2012 (komentet: 0)

Nuk ka portal, agjensi, rgazetë, TV, radio në Serbi që nuk ka emitu lajmin shum të hidhur për ta , vendimin e FIFA-s për njohjen e organizatës e futbollit të Kosovës.

fs kosova

 

FIFA më në fund pranoi faktin se në Kosovë luhet futbolli.  Ky akt i FIFA-s tronditi opinipnin serb .

Federata e Futbollit  të  Serbisë ka protestuar pas vendimit të FIFA-s që ua ka mundësuar 208 vendeve anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.

Federata Serbe ka thënë se vendimi është marrë pa u kosnultuar me UEFA-n apo me asociacionin serb të futbollit dhe ka kërkuar një takim urgjent me kreun e FIFA-s Sep Blater dhe homologun e tij nga UEFA Mishel Platini.

FIFA dhe UEFA kishin bllokuar më herët këtë ambicie të Kosovës, për shkak se shtetësia e saj nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave në mbledhjen e së hënës.

“Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke,  sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.

“Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje se e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valcke, duke vlerësuar se kësisoji ofrohet edhe kredibilitet.

“Ata ishin të shqetësuar se lojtarët e tyre po mirren nga klubet e jashtme, të vendeve të ndryshme”, ka thënë Vackle nga FIFA.

Disa lojtarë të lindur në Kosovë, e më vonë të vendosur në Zvicër, luajnë për ekipet që intonon himnin e vendeve adoptive.

Statutet e FIFA-s ua lejojnë lojtarëve që kanë lidhje me Kosovën të transferojnë detyrimet që kanë nga një ekip kombëtar nëse vendi i tyre fiton njohje të plotë ndërkombëtar.

Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment