Seferi mposht serbin në raundin e parë – shpallet kampion i Evropës

08.10.2012 (komentet: 0)

Nuri Seferi ka arrit ta kthej titullin WBO pas triumfit të madh që arriti ndaj serbit Nenad Stankoviq. Gjithçka mbaroi shpejt pasi që “Tajsonit shqiptar” nuk iu deshën ma shumë se 64 sekonda për të triumfuar në këtë takim.

Goditja në fytyrë dhe hedhja e kundërshtarit në dysheme ishte shkak që trajneri i serbit menjëherë të hedh peshqirin në ring, me gjë e cila nënkupton dorëzim. Kjo bëri që 6000 shikues sa ishin në palestër të gëzoheshin pamasë por nganjëherë gëzimin e tyre e shfaqnin duke hedhur gjësende në ring, megjithatë gjithçka u qetësua kur aktori kryesor luti dashamirët e sportit që gjithçka të shkojë në mënyrë sportive.

Ndryshe, atmosfera u elektrizua qysh në takimin e parë kur Agron Dzila mposhti Serbin me nokaut qysh në raundin e parë.

Nga ana tjetër, dueli i dytë ku u paraqit Sefer Seferi kundër hungarezit Ngoa mbaroi pas gjashtë raundeve me vendim unanim të referëve (pika). Ndryshe, në çdo paraqitje të serbëve në ring, ngjalleshin reagimet e të pranishmëve të cilët kanë lëshuar fyerje në drejtim të tyre dhe për këtë shkak ndeshja ka qenë shumë afër anulimit.

Këtë fitore Nuri ia dedikon 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ku shprehet: “I dhuroj këtë fitore 100 vjetorit të pavarësisë dhe gjithë popullit shqiptar”.

Gjestet josportive të kundërshtarit pas humbjes, Nuri Seferi i komentoi duke thënë se e mposhti me sport, dhe se ka qenë i përgatitur edhe për 20 runde tjera të përballet.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët anembanë botës. Jam shumë pranë titullit botëror dhe ju premtoj se populli shqiptar do të ketë një kampion bote në kategorinë e rëndë dhe ai do jem unë”, tha Nuri Seferi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment