Seferi i kërkon mejdan kampionit Muamer Hukaj - Hukiq (Huck)

01.09.2014 (komentet: 0)

 

 

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, nuk heq dorë nga titulli i kampionit të botës, prandaj i ka bërë ftesë kampionit aktual Marco Huck ( Muamer Hukiqit) me prejardje nga Sanxhaku, që sa më parë të përballen në ring.

Seferi së pari ia ka uruar fitoren Hukcut, i cili të shtunën e mposhti Mirco Larghettin, e pastaj e ka ftuar t’i kryqëzojnë dorezat.

 

 

“Marco Huck, urime për fitoren e mbrëmshme kundër Larghettit. Ajo ka qenë një ndeshje e shkëlqyer nga ju të dy. Tani është koha të luftosh ndaj meje. Unë jam kampioni aktual i Evropës dhe Nr. 3 në botë. Të sfidoj tani edhe zyrtarisht përmes kësaj komunikate.

 

Unë e dua patjetër luftën për titullin e botës dhe jam i bindur se do e fitoj atë. 307.000 tifozë që i kam unë këtu në ‘Facebook’ janë gati për të parë në sallë luftën Huck vs. Seferi, andaj nuk ke se çfarë të presësh. Eja të luftojmë, ti me ke premtuar një ‘rematch’ dhe pasi që je njeri i fjalës duhet ta bësh këtë”, ka shkruar Seferi.

 

Marko Huk, përndryshe emri i vërtrtë i tij është Muamer Hukiq, I lindur në fshatin Uglla të Peshterit, në Sanxhak.

 

Në Rrafshnalatën e Peshterrit, shumë afër kufirit të Serbisë dhe Malit të Zi, në zemër të Sanxhakut gjendet fshati Uglla ( boshnjakisht: Ugao). Ky fshat me gjenerata të tëra është banuar nga Hukajt . Por nga ky vendbanim janë edhe familjet për ne të njohura, Uglanin, Plakiqët etj.

Malësorët Smaili, Zaimi, Bajra e Osmani janë mësuar të jetojnë në kushte të ashpra të jetës malësore. Në hyrje të fshatit në anën e majtë janë të vendosura shtëpitë e Hukajve, pra plaku Osmani dhe vëllezërit e tij.

Rasim Hukiqi në vitin 1993 me gruan e tij Biseren dhe katër fëmijët u largua nga vendëlindja e tyre sepse Jugosllavia e atëhershme ishte përfshirë nga lufta.

 

Ata u vedosën në qytetin gjerman Bielefeld .

 

Një nga fëmijët ishte edhe tetë vjeçari Muamer Hukiqi , i cili klasën e parë të shkollës fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes Uglla (Ugao).

 

Me kujdes të madh miqtë e tij në Sanxhak i përcjellin meqet e tij dhe fitoret ia festojnë në mënyrë të veçantë . Kur i ipet mundësia vjen në Novi Pazar për të vizituar gjyshin, gjyshen, të afërmit dhe qytetarët e tjerë . Ai ndihmon financiarisht dhe promovon ngjarjet sportive në Sanxhak ku gjithmonë i organizohet pritje e ngrohtë.

Kampioni i botës Muamer Hukiq (Marco Huck) para disa jmuajve, duke i parë reagimet e shumta të tifozëve shqiptar të cilët e kërkojnë me padurim një rematch me Nuri Seferin dhe në shumë komente e sulmonin boksierin me prejardhje nga Sanxhaku, ai ka reaguar në gjuhen shqipe. "Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjithë zemër" ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Muameri.

 

 

Më gjerësisht për MUamer Hukaj në :bota sot http://botasot.info/opinione/285462/muamer-hukiqi-luani-i-sanxhakut/

 

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment