Seedorf pozitiv pas humbjes 0-2

03.03.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf, është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në disfatën nga Juvetnusi.

 

Holandezi është i bindur se paraqitja e Rossonerëve në takimin e mbrëmshëm derbi ishte në nivel të pranueshëm, edhe pse ata u mposhtën me rezultat 2-0.

“Ky është rezultati, por unë do të thosha se ishte një paraqitje shumë e mirë. Ne e dinim se përballeshim me një skuadër të shkëlqyeshme, por ne shfaqëm tempon tonë në ndeshje dhe eliminuam fuqinë e tyre sa më shumë që është e mundshme”.

“Juve ishte në gjendje të qëndrojë në mbrojtje më shumë në pjesën e dytë, pasi ata kaluan në epërsi, por unë jam i impresionuar me zhvillimin e ekipit”.

“Unë i ndihmoj lojtarët të gjejnë kurajë. Ne thamë para ndeshjes, kjo është një mundësi tjetër për të shfaqur veten në mënyrën e duhur dhe të tregojmë se mund të luajmë mirë kundër Atletico Madrid, Juventus dhe një Sampdoria të mirë. Kjo na jep vetëbesim për të vazhduar të punojmë”, ka thënë Seedorf për Sky Sport Italia. 

Derguar nga: G.Hyseni 

Kthehu mbrapa

Shto koment