Seedorf: Do ta nderojmë historinë

11.03.2014 (komentet: 0)

Clarence Seedorf është zotuar se do ta nderojë historinë e Milanit në Ligën e Kampionëve duke e kualifikuar skuadrën në çerekfinale.

Rossonerët gjenden në një pozitë të vështirë, pasi humbën nga Atletico Madridi në San Siro në përballjen e parë të të tetës së finales (0-1).

Megjithatë, trajneri holandez beson në shanset e ekipit të tij për të triumfuar në Vicente Calderon.

“Shpeshherë kam qenë në pozita ku nuk kemi qenë favoritë, madje edhe në vitet kur kemi arritur gjëra të mëdha”.

“Favoriti ka qenë dhe mbetet Atletico Madridi. Mendoj se të dyja skuadrat do të luajnë në një mënyrë të ngjashme si në ndeshjen e parë”.

“Ata kanë një avantazh të madh – loja është e hapur dhe pres ndryshime në raport me sfidën e parë... Do të jemi agresivë dhe do të përpiqemi të shënojmë”.

“Milani ka një histori të madhe dhe ne duhet ta nderojmë klubin dhe fanellën”, ka deklaruar Seedorf

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment