Schumaherit i duhet një ‘mrekulli’ për t’u riaftësuar

07.03.2014 (komentet: 0)

Duket se gjasat që legjenda e gjallë e automobilzmit, Michael Schumaher, t’i shpëtojë komës në të cilën gjendet dhe vdekjes, janë shumë të vogla.

 

Sipas The Sun, mjekët i kanë thënë familjarëve të shtatë herë kampionit të Formula 1, se atyre u duhet një mrekulli për t’u rikuperuar Schumi.

Burimet e tabolidit britanik pranë familjarëve thonë se mjekët i kanë treguar familjarëve se të vogla janë mundësitë që ai të zgjohet nga koma në të cilën është vënë nga mjekët që prej aksidentit të pësuar gjatë skijimit në alpet franceze.

Schumaher është tash e 69 ditë në koma në spitalin e Grenobles, ku po trajtohet nga specialistët më të mëdhenj në botë.

Vlen të përmendet se spitali në të cilin po trajtohet Schumaher është ndërtuar pikërisht nga një donacion i tij.

Telegrafi ka mësuar nga burimet tjera se siguria përreth Schumaherit është shumë e madhe dhe se nuk ka gjasa teorike që mediat të arrijnë të bëjnë ndonjë fotografi.

Tashmë shumë revista të mëdha botërore kanë ofruar dhjetëra miliona euro për njeriun që arrin të fotografojë Schumin në gjendjen aktuale në të cilën është.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment