Schumacher po tregon shenja vetëdijesimi dhe zgjimi

04.04.2014 (komentet: 0)

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, është duke shfaqur “shenja vetëdijesimi” pas disa muajsh të kaluar në koma dhe “po bën progres”, thotë agjenti i tij.

Schumacher pësoi një aksident me ski 14 javë më parë dhe që atëherë ka qenë në gjendje kome. Por pas rreth tre muajsh, më në fund po vijnë disa lajme të mira për gjendjen e tij.

“Michael po bën progres në mënyrën e tij. Ai po tregon momente vetëdijesimi dhe zgjimi. Ne jemi në anën e tij gjatë kësaj lufte të gjatë dhe të vështirë të tij, së bashku me ekipin në spitalin e Grenoble, dhe ne vazhdojmë të jemi optimistë”.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë për simpatinë e vazhdueshme. Në të njëjtën kohë ne sërish kërkojmë mirëkuptim që nuk jemi në gjendje të zbulojmë detajet”.

“Kjo është e patjetërsueshme për të mbrojtur privatësinë e Michal dhe të familjes së tij dhe të lejojmë stafin mjekësor të punojë me qetësi”, ka thënë agjenti. 

Kthehu mbrapa

Shto koment