San Siro nikoqir i finales së LK në vitin 2016

19.09.2014 (komentet: 0)

Finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2015/2016 do të zhvillohet në San Siro në Milano të Italisë.

Stadiumi që është shtëpia e dy klubeve milaneze, Milan dhe Inter, herën e fundit ka qenë nikoqir i një finaleje të madhe në sezonin 2000/2001, kur Bayern Munichu mposhti Valencian pas penaltive (pasi rezultati i ndeshjes ishte 1-1).

Në total, finalja e vitit 2016 do të jetë e katërta që mbahet në stadiumin e famshëm (pas atyre në vitet 1965, 1970 dhe 2001).

Ky është një lajm i mirë për futbollin italian, pasi ky vend dështoi në tentativën që të ishte nikoqir i Euro 2016.

UEFA ka njoftuar, po ashtu, se St Jakob Park i Baselit është zgjedhur si arena nikoqire e finales së Europa League për sezonin 2015/2016.

Në sezonin e ardhshëm, finalja e Ligës së Evropës do të mbahet më 18 maj 2016, kurse 10 ditë pas do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon (2014/2015), finalja e Ligës së Kampionëve mbahet në Berlin, kurse ajo e Europa League në Varshavë.

Kthehu mbrapa

Shto koment