Sammer: Shaqiri i rëndësishëm për Bayernin

24.03.2014 (komentet: 0)

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Matthias Sammer, ka folur rreth se ardhmes së mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqirit.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është i lidhur me largimin e tij në fund të sezonit nga “bavarezët”. Mirëpo, Sammer hedh poshtë mundësinë e shitjes së 22 vjeçarit.

Sipas Sammer, ish ylli i Baselit, është një rëndësishëm për të ardhmen e gjiganti gjerman. Ai thotë se Bayerni kurrë nuk e ka menduar shitjen e Shaqirit.

Është një lojtar dobishëm në shumë pozicione. Ky është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ne kurrë nuk e kem menduar shitjen e tij, ka thënë Sammer, transmeton “Kicker”.
Mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, vëzhgohet nga Manchester United, Liverpool, Inter, Napoli e Fiorentina./Kokaj/

Kthehu mbrapa

Shto koment